Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 00:12

Thanë se janë ndarë, por Tuna e Patrisi i nisën ca pushime të mira

Tuna dhe Patrisi kanë shkuar për disa ditë pushimesh në Dubai. Përkundër thashethemeve që prej muajsh vazhdojnë lidhur me ndarjen e tyre, dyshja ende shihen bashkë.

Që Tuna është me Patrisin, u kuptua nga story-t e hedhura nga këngëtarja në Instagram ku karrocën për Tianin e ka në dorë Patrisi.

Pas krisjes, raporti i tyre mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse ata i kanë dhënë lidhjes tjetër shans apo janë në pushime vetëm për djemtë.