Nga Shqipëria / E Diel 13 Mars 2022, 00:12

E imitoi në 'Portokalli', Monika i kthehet Renadës: Dua gjysmat e lekëve

Monika Lubonja, së fundmi ka qenë e ftuar në 'Glamour Zone', ku bëri një kërkesë për aktoren e humorit Renada Caci, e cila e ka imituar në "Portokalli".

Ester Bylyku: Si tu duk imitimi që të bënë në Portokalli? Nuk mu duke shumë e kënaqur kur e pe.

Monika Lubonja: Më pëlqeu, por nuk e kuptova pse më bënë aq të sertë, unë jam më e ëmbël. Pastaj kishte veshur një xhaketë të gjatë, unë nuk jam ashtu. Atë vajzën (Renada Caci), unë e kam shume xhan. Do ta takoj shumë shpejt se dua të pi një kafe me të, dhe t'i them: Tani më jep gjysmat e atyre lekëve që ke marr me figurën time.