Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Mars 2022, 23:11

3 ditë pa folur, surpriza e Florjanës përlot për herë të parë Brunon

Florjana zbuloi sonte në “Përputhen Prime” se nuk i ka folur Brunos për tre ditë për shkak të komenteve që ai bën në studio ndan Efit. Këtë mbrëmje ajo e surprizoi me një letër ku i shprehte ndjenjat e saj.

“Ndonjëherë më mërzit aq shumë sa dua të të mbys, më acaron, por prapë po ti je ai që më qetëson. Më ke sjellë një lumturi, një gëzim dhe i dua ditët me ty. Ahh dhe kur më ke thënë mos ki frikë nga zhgënjimet, të jam përgjigjur: Aspak!! E di pse? Sepse të kam ty në krah ndaj nuk kam frikë. Me dashtë një vajzë nuk duhen mrekulli të mëdhaja që bota nuk i njeh. Ajo që vlen e të don mjaftohet duke mbajtur vetëm atë në zemër dhe në zemrën tënde kam vend vetëm unë, Bruno Shemsho. Të puth, Ana”, shkruhej në letër.

Bruno u emocionua dhe për herë të parë u përlot në studio. “Dua që çdo gjë që ke shprehur aty, dua të të jap 10 fish”, i tha ai.