Sonte në “Përputhen Prime” Mevlani ndërpreu njohjen me Efin, mirëpo ai nuk ishte i vetmi. Të njëjtën gjë bëri dhe Bledi, i cili tha se gjërat mes tyre janë mbyllur që në momentin kur Samiu është rikthyer në studio.

Efi: Ishe shumë i sigurt kur foli Mevlani për punën e Samiut. Mesa duket ke ardhur me tekste se po humbet fjalët. Distancimin, gjuhën tënde të trupit më shpjego.
Bledi: I ke pasur punët me mua dhe ke kërkuar hyrje të reja.
Efi: Nëse do ti kisha pasur punët në rregull, do isha deklaruar. Kam interes për ty, edhe çfarë? Kjo të bën ty më të mirë e më të keqe? Ti nuk i kërkon hyrjet e reja, por i takon. Të kam thënë se kam dyshime për diçka.
Bledi: Ti nuk më ke lejuar të afrohem.
Efi: Mos u justifiko me fjalët e mia. Qëndrimi që ke mbajtur me mua, ta kam lejuar por nuk ke dashur vetë.

Bledi: Ti ke thënë afrohu kur ka ndodhur situata me Mevlanin.
Efi: Dua të di, afrimiteti me Lauretën ka 2 rrugë, ose e bëre për inatin tim ose fokusin e ke humbur? Mua nuk më pëlqejnë meshkujt që tërhiqen me vështirësinë e parë.
Bledi: Përderisa Mikela del në prapaskenë dhe thotë për Samiun “kunati”.
Efi: Është shoku i Erionit, ç’lidhje ka me mua.
Bledi: Përderisa Samiu thotë jam 99.99% i sigurt për ty, nuk e ka pas sigurinë kot.
Efi: Samiu është vetëm një justifikim që të iku fokusi.
Bledi: Prej kur ka ardhur Samiu, gjërat janë të mbyllura definitivisht.





