Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Mars 2022, 22:10

Meliku përlotet në prapaskenë, sqaron arsyet e largimit të tij

Një javë më parë në “Përputhen Prime” Meliku dhe Laureta u përballën me njëri-tjetrin, pas xhelozisë së kësaj të fundit për Çiljetën. Meliku tentoi t’i sqaronte se pëlqimi i tij është vetëm ajo, por konkurrentja nuk e besoi.

Nisur nga kjo, Meliku e tërhoqi deklaratën që kishte bërë për Lauretën dhe u largua nga studioja.  “Me gjithë respektin dhe pëlqimin që kam për ty, unë heq deklaratën dhe dua të largohem nga studio”, tha ai.

Meliku u rikthye sonte në “Prime” dhe tha se nuk do të jetë më pjesë e programit, teksa sqaroi dhe arsyet e tij. Ndërkohë në ekran u shfaqën pamjet e një jave më parë ku konkurrenti shihej i përlotur në prapaskenë.

“Isha me nerva, nuk ndihesha mirë vetë. Nuk doja të nxirrja një fjalë më shumë. Më erdhi keq, dhe emocionet. Zgjodha të dilja sepse e njoh veten kur jam me nerva dhe nuk doja të thyeja zemrën e dikujt duke u shprehur më keq. Nuk shpresoj të kthehem më mbrapa”, u shpreh Meliku.