Jeta e tij ngjan si e dalë nga një film aksion, por me një ndryshim të vetëm se ato që një nga mafiozët më të mëdhenj në botë, John Alite, ka përjetuar janë mese reale. Duke filluar që në vitet ‘80 dhe ‘90 kur Alite ishte krahu i djathtë i një prej mafiozëve më të dëgjuar të kohësh John Gotti , e deri tek moment kur ai mësoi se ata që konsideronte si familjen e tij, në të vërtet kërkonin ta vrisnin .
Në një intervistë ekskluzive për Intv.al, ai ka rrëfyer historinë e jetës së tij ,lidhjen me shqiptarët dhe jetën e tij të tanishme.

John ka treguar se aktualisht është mjaft i zënë duke qenë se është një personazh i kërkuar nga mediat dhe shumica prej tyre e kanë ftuar në studio për të treguar mbi jetën e tij, veç të tjerash ai ka treguar edhe për librin më të ri si dhe për rolin që do ketë në një film që do të realizohet së shpejti.
“Jeta po ecën për mrekulli. Jam i ftuar për intervista nga media të ndryshme në Shqipëri, Amerikë etj. Jam gjithashtu në disa libra krahas librit tim, “Gotti’s rules”, ndërkohë që pritet të vijë së shpejti libri im tjetër, “Darkest Hour”. Kam qenë edhe në një kapitull të librit “Mob killer” që titullohet “Shqiptari” si dhe disa të tjerë. Po ashtu jam i ftuar në dhjetëra programe televizive dhe dokumentarë dhe sapo më kanë propozuar të luaj në filmin “Besa” që bazohet në librin me po të njëjtin titull, shkruar nga autori i famshëm, Louis Romano.”është shprehur Alite.

Ndër të tjera John ka folur edhe për lidhjen e ngushtë që ka me shqiptarët dhe se ka një numër të madh fansash shqiptar të cilët e përkrahin, për vendin tonë ai tregon se është tepër krenar dhe se shqipët janë gjaku i tij.
“Po, jam i ndërgjegjshëm për këtë. Komuniteti shqiptar në të gjithë botën, më shkruan vazhdimisht mesazhe mbështetjeje. Shqipet janë gjaku im. Unë kam tatuazh flamurin tonë në krah dhe Skënderbeun në shpinë. Jam krenar për vendin tonë dhe trashëgiminë që kemi.” tregon John.
Kur ish mafiozi Alite është pyetur nga gazetarja e Intv.al, Mia Buci, se sa persona mendon se ka vrarë, ai është shprehur se asnjëherë nuk i ka numëruar por sipas gjykatës ai mund të ketë gjuajtur më shumë se 60 njerëz dhe vrarë 37 apo 40 të tjerë. Ndërsa për rëndësinë që mafia ka tek ai, John është shprehur se për të mafia supozohet të përfaqësojë besnikërinë, respektin, nderin dhe miqësinë.

John Alite ka folur edhe për jetën e tij personale ku ka treguar se femra më e rëndësishme në jetën e tij është vajza e tij dhe mamaja, ndërsa ka treguar dhe një sekret të vogël që e dashura aktuale është me origjinë shqiptare.
Dashurin e madhe që ai ka për Shqipërinë nuk e ka mohuar asnjëherë dhe madje ka shprehur edhe mungesën e madhe që ka ndaj atdheut të tij, duke u shprehur se mezi po pret që të vij të vizitoj vendin tonë. Dhe se do jetë i gatshëm që të përfshihet në çdo projekt që do jetë në të mirën e Shqipërisë.

“Mezi pres të vij në Shqipëri që të prezantoj librin tim “Darkest Hour” dhe të shoh familjen dhe kushëririn tim më të mirë, Endrit Kaziz. Sa më shpejt shpresoj. Do të më pëlqente shumë që të përfshihesha në projekte për të mirën e vendit tonë. Kjo do të ishte ëndrra e bërë realitet e gjyshërve që më shohin nga qielli. Më mungojnë kaq shumë, ata ishin themeli im.”ka përfunduar John Alite.

Burimi: Intv.al
