Në një komunikim live me qytetarët këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama tha se pavarësisht protestave, taksat e naftës nuk do të hiqen. Ai tha se kjo nuk do të ndodhë, pasi as çmimi i energjisë nuk do të rritet.
“Taksat e naftës nuk do të hiqen e këtë nuk ka protestë që e zhbën. Nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet. Duhet ta fusin mirë në kokë ata që flasin se edhe ato 290 mln euro në rastin më mirë që duhet të paguajmë nuk kemi mundësi ti paguajmë, nëse mbajmë taksat më të ulëta në rajon, kontributet shëndetësore më të ulëta.
E jo vetëm do i mbajmë, por do vijojmë të ulim taksat mbi pagat. Për mua e qeverinë cështja sot nuk është si të mos na dhëmbë koka kur mbushim makinën, por si të mos faturohet kriza energjitike mbi asnjë familje dhe biznes të vogël", tha Rama.
