Kryeministri Rama konfirmoi se taksat e naftës nuk do të hiqen pavarësisht kërkesave të protestuesve. Kryeministri tha gjatë një lidhjeje live në Facebook se taksat nuk do të hiqeshin sepse kështu nuk do të kërkohej edhe shtrenjtimi i energjisë elektrike.
“Taksat e naftës nuk do të hiqen. Për këtë nuk ka protestë me drita iPhonë dhe bllokim rrugësh me goma X5 që e zhbën. Taksat nuk do të hiqen sepse çmimi i energjisë nuk do të rritet”, tha Rama.
