Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Mars 2022, 15:03

Rritja e çmimeve, Rama del live: Më vjen turp...

Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live në Facebook për të shpjeguar detaje të “Paketës së Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve. Rama tha në fillim të fjalës së tij se i vinte turp që Shqipëria ishte vendi i parë i NATO-s ku protestohej për pasojat e luftes në Ukrainë.

Kryeministri theksoi se qeveria paguan tani 80% të faturës reale të çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të saj në bursë. Rama theksoi se qeveria do të paguajë brenda vitit 650 milion euro për abonentët me qëllim që të mos rritet çmimi i energjisë elektrike nëse çmimi në bursa vijon kështu. 

“Nëse mbahet çmimi mesatar, atëhere do të na duhet të paguajmë 250 milion euro ekstra. Kjo qeveri është krejt e kundërta e asaj që thonë ata që protestojnë në emër të popullit me dritën e iPhonëve”, tha kryeministri.