Që nga momenti që Egla Harxhi vendosi që të lejë karrierën e saj të modelingut në Paris dhe të kthehet të ndërtoj jetën në Shqipëri së bashku me fotografin e huaj Alexandre de Basseville, ka qenë mjaft e diskutuar si për marrëdhënien e saj treshe së bashku me Aleksandre dhe një vajzë tjetër dhe për projektin e tyre më të fundit për krijimin një principate.
Së fundmi fituesja e ‘Miss Albania 2007’ ka dhënë një intervistë për gazetën ‘Panorama’ ku ka treguar më shumë për projektin që ajo dhe fotografi Basseville kanë për ‘Principatën e Libofshës’ si dhe për bashkëjetesën e saj treshe dhe pritjen e fëmijës së parë.

Ajo ka rrëfyer se ideja e krijimit të Principatës së Libofshës ju ka lindur që në momentin kur nëna e saj i ka treguar fotografit Libofshën, dhe që na ai moment jeta e tyre ka ndryshuar.
“Në prill të këtij viti, mbasi me Alen kisha shëtitur në shumë vende të Shqipërisë, ai zbuloi falë mamasë sime Libofshën dhe nga ky moment gjërat kanë marrë një rrjedhë tërësisht të re në jetën tonë. Vizioni që Ale pati menjëherë për të krijuar në atë vend diçka të re, ishte në përputhje me vizionin e tij shpirtëror.” është shprehur ajo.

Ndër të tjera ajo ka treguar se në fillim ky projekt edhe për të ka qenë i vështirë për tu besuar por më vonë kur ka parë angazhimin e madh që Aleksander ka pasur ka kuptuar se kjo principatë është një vizion mese i realizueshëm.
“Sigurisht që dhe për mua i gjithë ky vizion politik, në fillim ishte i vështirë për t’u kuptuar. Kështu gjithë ky informacion ka kërkuar kohën e vet për t’u përthithur. Edhe unë i bëja pyetjen vetes se pse një njeri si Ale, që nuk ka nevojë për asgjë, dhe mund ta kalonte jetën e tij në rehati financiare totale duhet t’i futej një sipërmarrjeje të këtyre përmasave. Me kalimin e kohës çdo ditë kam parë se si gjërat janë zhvilluar.”
“Po, sot mendoj se Principata është një vizion krejt i realizueshëm dhe aspak utopik, sepse po i shoh gjërat të realizohen çdo ditë para meje. Ka blerës nga të gjitha anët e botës që duan të investojnë në resurset ujore të zonës, produktet bujqësore. Kushërira e Ales, e cila është pjesë e bordit në OKB ,po bën një punë të shkëlqyer për ta inkuadruar këtë zhvillim në raport me rregullat e OKB-së.”thotë modelja.

Ndërsa kur është pyetur për shtatzëninë dhe bashkëjetesën treshe ish missi është shprehur se kjo shtatzëni e ka bërë atë më ë ndërgjegjshme dhe se marrëdhënia e saj treshe tashmë ka kaluar në një tjetër fazë pas projektit të principatës, pasi tani së bashku me ekipin e Aleksandër të gjithë po punojnë së bashku si një skuadër.
“Për sa i përket shtatzënisë më duhet të them se ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua, më ka ndërgjegjësuar dhe më ka vënë përpara disa vendimeve që duhet t’i kisha marrë me kohë. Më kujtohet një intervistë që kam dhënë për ju para disa muajsh ku thosha se nuk dëshiroja të kisha fëmijë dhe se kjo nuk ishte një e drejtë që kemi si njerëz, por një detyrë shumë e lartë. Sot jam e lumtur që së shpejti do të bëhem me një djalë, për të cilin ne ndajmë të njëjtin vizion për sa i përket edukimit të tij. Më duhet të them se jeta jonë private prej disa kohësh nuk mund ta quajmë më të tillë, pasi të tre bashkë, me ekipin e madh tashmë që Ale ka krijuar, jemi të fokusuar vetëm në një drejtim. Ka muaj që punojmë dhe jetojmë si një ushtri, e cila ka vetëm një qëllim. Unë kam detyrat e mia, Alesia të vetat dhe në këto momente jemi në sulm për të kryer deri në fund misionin që kemi. Jam me fat që kam në krah dikë si ajo, sepse është një person i përkushtuar ndaj punës dhe i çon gjërat deri në fund. Mendoj se prova më e pastër e dashurisë ndaj personave që duam qëndron te fakti se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në formë veprash për njëri-tjetrin, dhe jo fjalët.” u shpreh Egla.

Në mbyllje të intervistës, ka qenë Aleksander ai që ka folur edhe për lajmet që kanë qarkulluar ku mendohet të ketë qenë i burgosur në Amerikë për 51 akuzave për armë, drogë, pastrim parash etj.
“Jam një person që vjen nga financa, bankat dhe tregtia e rangjeve të larta, e sigurisht nuk është e thjeshtë si punë. Për ata që mendojnë që dikush i akuzuar për 120 vjet del i pafajshëm për 3 vjet e gjysmë, dhe që paskam paguar 500 000 dollarë për të dalë, do të thotë që nuk e njohin sistemin gjyqësor amerikan dhe është qesharake ta mendosh kështu.”ka përfunduar ai.

Burimi: Panorama
