11-vjeçari Hassan al-Khataf nga Ukraina arriti të kalojë me sukses dhe i sigurt kufirin. 11-vjeçari ia doli të mbërrijë shëndoshë e mirë në Sllovaki pasi ndoqi turmat e refugjatëve që u larguan nga vendi.
Hassan mbërriti në Sllovaki në fillim të marsit. Ai tërhoqi vëmendjen e mediave pasi një oficer i policisë lokale postoi historinë e tij në faqen e tij në Facebook, duke e quajtur 11-vjeçarin “hero”, pas një udhëtimi të gjatë me tren, por edhe në këmbë nga Zaporizhia në Ukrainën juglindore.

“Shpresën e kam marrë nga nëna ime, e cila donte që unë të largohesha nga atje,” tha Hassan në një intervistë.
“Shpresa ime më çoi në rrugën që mora”, tha 11-vjeçari.
Hasani mbërriti në Sllovaki vetëm me një qese plastike, një pasaportë dhe një numër telefoni të shkruar në dorë.
