Nga Shqipëria / E Shtunë 12 Mars 2022, 10:10

Rama reagon para protestës së madhe: Është gati një Paketë e Rezistencës Sociale

Kryeministri Rama ka reaguar pak minuta para protestës së madhe të njoftuar përballë kryeministrisë duke theksuar se ka bërë gati paketën e rezistencës sociale për të përballuar pasojat e krizës së çmimeve.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me foto nga mbledhja e qeverisë, kryeministri shprehet se janë në përfundim të punës për këtë paketë, të cilën do ta shpalosin në ditët në vijim.

“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare“, shkruan Rama në Facebook.