Nga Shqipëria / E Premte 11 Mars 2022, 21:09

Protesta, Meta: Qeveria të ndërhyjë në çështjet që shqetësojnë qytetarët

Presidenti i Republikës Ilir Meta, i ka bërë një tjetër thirrje qeverisë që të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve që shqetësojnë qytetarët shqiptarë.

Meta i bën gjithashtu thirrje policisë së Shtetit që të mos përdorë dhunë ndaj protestuesve.

Postimi i Metës: I bëj thirrje Qeverisë të dëshmojë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e të gjitha çështjeve që po shqetësojnë me të drejtë qytetarët, të cilët prej ditësh po protestojnë, në mbarë vendin, për dinjitetin dhe të drejtat e tyre thelbësore.

Policisë së Shtetit i tërheq vëmendjen për t’u distancuar nga dhuna e papranueshme dhe ndalimet e pajustifikuara.