Ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama nga Antalia rreth protestave qe po zhvillohen. Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se këto protesta janë përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës dhe pas tyre qëndrojnë të shpallurit non-grata.
Sipas tij qytetarët në protestë nuk janë populli, por një pakicë që kërkon rrëmuja.
Postimi i Ramës: Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!

