Kuriozitete / E Shtunë 25 Nëntor 2017, 15:03

Këto 9 gjëra tregojnë se ai është çmendurisht i dashuruar pas jush

Kur filloni të bini në dashuri me dikë, është emocionuese, por edhe e tmerrshme. Ju nuk jeni e sigurt nëse edhe personi tjetër ndihet në  të njëjtën mënyrë, dhe gjithmonë  kërkoni për shenja që tregon interesin e tij ndaj jush. Këtu kemi disa shenja që ju tregojnë se ai në fakt është mjaft i interesuar për ju.

1. Ai kurrë nuk e vë re celulitin dhe shenjat të tjera në trupin tuaj, jo sepse nuk i shikon por sepse thjesht ju do ashtu siç jeni dhe për të ju jeni gjithmonë e bukur.

2. Ai përherë ju tregon atë që ju nuk doni të dëgjoni dhe jo atë që doni , kjo tregon se ai është mjaft i interesuar dhe do gjithmonë që ju të përballeni me realitetin ashtu siç është.

3. Dikush që të do vërtet bënë gjithmonë gjithçka që t’ju bërë të lumtur duke filluar që nga kujdesi ndaj vetes. Në qoftë se ju dëshironi të bëni një maskë për fytyrën dhe të trajtoni veten mirë në një qendër estetike dhe ai do e bëjë një gjë të tillë bashkë me ju, pa i ardhur aspak turp nga ajo çka do mendojnë shokët e tij. Ehh...kjo po që është dashuri e vërtet.

4. Siç e dini djemtë i urrejnë pazaret dhe në qoftë se ai vjen bashkë me ju kur bëni blerjet tuaja , kjo tregon se djaloshi do të kalojë akoma më shumë  kohë me ju. 

5. Ai as nuk i  vë re shoqet tuaja të bukura dhe kurrë nuk i hedh sytë tek femrat joshëse që mund ti kalojnë pran, dhe kjo sepse dashuria për ju e ka verbuar.

6.  Kur ai ju thotë se dëshiron që ju të takoni familjen e tij është një gjë shumë e mirë. Ky është një hap i madh për djemtë , ata gjithmonë i prezantojnë familjes vetëm atë vajzë  që mendojnë se është e duhura për të kaluar pjesën tjetër të jetës.

7. Ai gjithmonë ju lajmëron dhe ju tregon planet e tij dhe sa herë e pyesni se ku është, ju kthen direkt përgjigje duke treguar se s’ka asgjë për të fshehur ndërkohë që është në një lidhje me ju.

8. Ai kujton çdo gjë që ju thoni duke filluar që nga gjërat më të vogla.. Edhe gjërat që ju vetë keni harruar. Sepse kujtimet e tij me ju për atë janë më të çmueshmet, dhe ai i kushton vëmendje çdo gjëje që thoni.  

9. Kur ju jeni duke debatuar për diçka , ai është i pari që bënë një hap mbrapa duke u tërhequr nga debatit edhe nëse nuk është në gabim.