Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me furnizuesit e naftës për rritjen e çmimeve. Ai i ka njoftuar se qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit me karburant.
Rama tha se do të ngrihet Bordi Kombëtar i Furnizimit me Karburant, me përfaqësues nga qeveria (Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave si dhe Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës) dhe 5 përfaqësues të furnitorëve të naftës.
Kryeministri njoftoi se çmimet do të miratohen nga bordi dhe kush shkel ligjin do të humbasë pikën e karburantit.
“Do kalojmë një akt normativ dhe qeveria do hyjë në administrimin e furnizimit përmes një bordi kombëtar të furnizimit. Cdo ditë ju dhe përfaqësuesit e Financave, Infrastrukturës Energjisë, Drejtori i Tatimeve, Drejtori i Doganave, dhe kryetari i autoritet të Konkurrencë do jenë në tryezë me 5 përfaqësues nga ju. Nuk do ketë në asnjë pikë karburanti që nuk është në bordin e miratuar. Do humbas karburantin kush bën të kundërtën", u shpreh Rama.
