Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Dhurata Dora, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re. Kënga titullohet “Sa m’ke mungu” dhe teksti është shkruar nga vetë ajo, Tonic x Denk.

“Sa m’ke mungu” është pritur shumë mirë nga publiku, ndonëse nuk ka shumë që është publikuar, por njëkohësisht ka thyer dhe shumë zemra me tekstin e trishtë.

"Deshta me t’thirrë e me t’thonë jom djeg; S’po muj mo, flaka po m’del veç një herë me m’prekë, sa shumë jom merzit për ty hala loti rjedh", këndon Dhurata.





