Këngëtari i njohur Naim Bunjaku, i njohur si Xuxi, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”. Ai tha se ka vite që është shkëputur nga muzika, që nga koha e “The Voice”, kur ishte në juri me Alban Skënderajn.

Përsa i përket Albanit, Xuxi u shpreh se nuk do të bashkëpunonte me të. Ai tregoi se ka një shoqëri shumë të afërt me këngëtarin, por u përkasin zhanreve të ndryshme.

“Projekti i fundit ka qenë kënga që kam pjesë në “Festivalin shqiptar”, gjatë kohës që isha pjesë e jurisë së “The Voice of Albania” me Alban Skënderajn. Me Albanin jam shumë i afërt, përveç ne të dy edhe bashkëshortet tona janë mike. Nuk e mendoj se do bënim një bashkëpunim se nuk mendoj se flem bashkë në të njëjtin zhaner muzikor. Ai është pak më i butë, ndërsa unë jam te këngët më të forta", tha Xuxi.




