Nga Shqipëria / E Premte 11 Mars 2022, 09:09

Xhensila e çon të bijën në Disney dhe i bën dedikimin më të ëmbël

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku kanë nisur prej ditësh pushimet me vogëlushen e tyre, Ajkën. Këngëtarja nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale, ndërsa së fundmi i ka bërë të bijës dhe një dedikim të ëmbël.

Ajo ka publikuar disa foto me Ajkën nga Disney World, Florida, ku vogëlushja shihet e veshur si Borëbardha.

“Deri në fund të botës do vrapoj pas teje Ajka ime”, ka shkruar Xhensila krahas fotove.