Nga Shqipëria / E Enjte 10 Mars 2022, 23:11

Sytë zemra: Këto foto të binjakëve të Gentës janë më të bukurat që kemi parë sot

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk, Usta, u bënë prindër për herë të parë me datë 21 Janar. Këngëtarja solli në jetë dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, të cilët i kanë quajtur Ivy Blue dhe Icon.

Së fundmi, Genta ka publikuar në rrjete sociale disa foto të adhurueshme të vogëlushëve. Ivy dhe Icon shihen duke fjetur gjumë të përqafuar me njëri-tjetrin.

“Bota ime”, ka shkruar këngëtarja krahas fotove.