Pak kohë më parë në rrjet qarkulluan disa foto të ish-konkurrentit të “Përputhen”, Albit, me një vajzë të panjohur për publikun. Fotot në fjalë lindën dyshimet se Albi ka qenë në një lidhje jashtë programit, ndërkohë që ishte deklaruar për Alesjan.(Lexo këtu)

Nga ana tjetër, Alesja ka reaguar për herë të parë për këtë situatë sot në “Përputhen”.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër", është shprehur ajo.



