Reperi i njohur shqiptar Noizy ka disa ditë që ndodhet në SHBA ku dhe po realizon një tur koncertesh në disa prej qyteteve më të rëndësishme atje. Por sipas lajmeve të fundit duket se një prej koncerteve të tij në New York, nuk paska qenë dhe aq i qetë dhe është shoqëruar me disa trazira.

Ditën e djeshme në mediat sociale qarkulloi një lajm ku thuhej se këngëtari ishte sulmuar nga disa rival të tij të cilët quhen CFE si dhe një reper me ermin Don Phenon i cili është me origjinë shqiptare.
Një video e postuar nga faqja ‘Hip Hop Shqip’ shfaqte një sherr ku thuhej se pjesë e tij ishte edhe Noizy, sipas tyre atë e mbrojti sigurimi i lokalit dhe policia vendase.
Por burime pranë ‘Panorama” kanë treguar se ky sherr nuk kishte aspak lidhje me këngëtarin shqiptarë por me organizatorët e koncertit. Madje dhe Noizy ka treguar se asgjë e tillë nuk ekziston nëpërmjet disa videove të koncertit që ai ka publikuar, ku e ka cilësuar atë si një ndër koncertet më të bukura në karrierën e tij.
