Nga Shqipëria / E Enjte 10 Mars 2022, 20:08

'Ecni në këmbë', Rama sqaron deklaratën: Jemi në luftë, do vijë momenti që...

Në një komunikim live me qytetarët në Facebook kryeministri Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij, ku bënte thirrje për të lëvizur në këmbë. Ai tha se ndodhemi në një situatë lufte, ku duam apo nuk duam, duhet të kursejmë.

‘Ju thashë ecni në këmbë jo se dua unë por për të kursyer, pasi jemi në luftë, do vijë momenti që nuk do ketë energji as naftë edhe po të duam ne ta blejmë. Duhet të përgatitemi për të gjitha se lufta nuk vjen për të mira por për të sjellë dhimbje. Kjo që ndodh sot është pasojë e asaj lufte’, u shpreh Rama.