Protesta kundër rritjes së çmimeve ka vazhduar dhe ditën e sotme. Protestuesit janë përplasur me policinë, teksa “Abc News” bën me dije se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën në kryqëzimin e Gjykatës së Lartë dhe KQZ-së.
Ndërkohë dhjetëra protestues në Tiranë dhe Durrës janë shoqëruar në komisariat. Pasditen e sotme janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda.
Burimi "ABC News"
