Beatrix Ramosaj ishte së fundmi jashtë Shqipërisë me kushërirën e saj, Anxhelinën. Ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në vendin tonë dhe personi i parë që ka takuar ka qenë Monika Lubonja.

Beatrix ka publikuar në Instastory një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”.

Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.






