Nga Shqipëria / E Enjte 10 Mars 2022, 16:04

Nuk e njihte Shqipërinë, si e bindën Malumën të vijë në vendin tonë

Uarda Koci, një nga organizatoret e koncertit të Malumës në Shqipëri, tregoi për “Shqipëria Live”  si u bind ai të vinte në Shqipëri më 14 mars. Ajo tha se kur kishin komunikuar me stafin e këngëtarit, ata nuk e njihnin Tiranën dhe orentimin e bënë me shtetet fqinje.

Kompania organizatore ka mundur të bindë artistin me ekspriencën 12-vjeçare në projekte shumë të mira që kanë pasur.

“Shqipëria është futur për herë të parë në një tur të një artisti me famë botërore”, shtoi Uarda, duke e konsideruar këtë si një eksperiencë shumë të bukur.

Koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.