Moderatorja shqiptare Liberta Spahiu ka vendosur të realizojë një intervistë me fansat duke u përgjigjur pyetjeve të tyre e duke zbuluar shumë nga vetja apo ndodhi nga jeta.

Një prej pyetjeve që iu drejtua Libertës ishte: "Na trego një të pathënë për veten". Me këtë rast moderatorja tregoi kur një natë ka përfunduar 32 orë në burg.

Liberta: Atëherë ka shumë të pathëna por një që po jua tregoj unë, është që në vitin 2011 kur kam qënë me miqtë e mi në Amerikë për emision në njërën prej netëve kam qëndruar 32 orë në burg. Katastrofë!




