Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Nëntor 2017, 14:02

Pyetja ‘Kur do të martohesh’ e ‘çmend’ këtë këngëtare shqiptare

Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret  që numëron shumë vite në skenën muzikore. Ajo është bërë e njohur për publikun shqiptar që në moshë shumë të vogël dhe kurioziteti i tyre për jetën e saj private ka qenë i madh.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Lart e poshtë”,  ku dhe ka zbuluar se  është ende singel si dhe një nga pyetjet që asaj i bëhet më shumë është  “Kur do të martohesh?”, dhe kjo pyetje nuk vjen nga prindërit e saj pasi ashtu siç shprehet këngëtarja ata nuk janë aspak posesiv, por nga njerëzit e ndryshëm që ajo i takon në rrugë gjithmonë e pyesin se kur do i japi fund beqarisë.

Epo njerëz, Mariza mesa duket ende nuk e ka gjetur gjysmën tjetër me të cilin të vendos ti bëjë gjërat kaq serioze.