Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 23:11

'Jam përpjekur ta mbaj për vete', Fjoralbga ]]]

Fjoralba Ponari humbi të ëmën në fillim të muajit Shkurt. Ajo u nda nga jeta në moshën 54-vjeçare, për arsye që nuk dihen ende.

Fjoralba ishte sonte në “Goca dhe Gra” ku Dalina Buzi e përgëzoi për forcën e saj pas një humbjeje kaq të madhe. E përlotur, moderatorja tregoi se ka preferuar ta mbajë dhimbjen për vete dhe dha një mesazh të fortë për jetën.

“Është një dhimbje që mendoj se është e imja dhe jam përpjekur ta mbaj për vete por që jeta vazhdon. Duhet të gjejmë forcën, të ngrihemi, të frymëzojmë, të ecim përpara”, tha ajo.