Prestigjiozja 'Daily Mail' ka shkruar së fundmi një artikull dedikuar emigrantëve shqiptar që i drejtohen Britanisë për një jetë më të mirë, dhe mënyrave të tyre të çuditshme për të arritur deri atje.

Daily e nisë shkrimin e tij duke përmendur fotot që këta emigrant ilegal postojnë në Facebook gjatë rrugës së tyre për në Angli.
“Fotot e të rinjve të fshehur në kamionë janë ngarkuar në faqet të ndryshme me titullin "Shqiptarët në Londër", ose, “Rrugës për në Londër”. Si dhe imazhe të tjera që ofrojnë letërnjoftime të rreme dhe njoftime për të rezervuar një vend me një kamion që fusin emigrant ilegalisht, zbulojnë se çfarë mënyrash zgjedhin shqiptarët për të arritur deri këtu. Dje edhe qeveria shqiptare e quajti Britaninë një vend ku emigrantët shkojnë shumë lehtë duke e krahasuar me kombet e tjera dhe i kërkoi MB të kthente më shpejt emigrantët në shtëpi. Ndërkohë familjet atje hapur pranuan dërgimin e fëmijëve të tyre për të vjedhur në Britani ose për të gjetur një jetë më të mirë. Shumë përfundojnë duke qëndruar me një kujdestar ose duke u bërë pjesë e bandave të drogës për bandat e krimit shqiptar, të cilat policia i përshkroi kohët e fundit si 'më të pamëshirshmet që Britania e Madhe ka parë ndonjëherë” shkruhet në Daily.

Këto imazhet në faqet e ndryshme të Facebook të titulluara 'Shqiptarët në Londër' tregojnë se si të rinjtë shqiptarë festojnë hyrjen e tyre ilegale në Britani. Duke qeshur, duke mbajtur shishe me pije dhe duke u paraqitur me flamurin shqiptar, këto "selfiet" e adoleshentëve mund të gjenden të publikuara në faqe të cilat mund të arrijnë deri në 60,000 ndjekës.
Një nga imazhet më virale ka qenë fotografia e një burri në një fugon, ku mbi foto ishte shkruar 'Fal zotit, unë do të jem në Angli nga Viti i Ri'. Një tjetër foto tregon një grup të rinjsh që shtrihen në pjesën e prapme të një kamioni, që duket se është manipuluar me tuba frymëmarrjeje për t'i dhënë ajër të pastër.

Sipas 'Daily Mail' këto foto janë gjetur në një faqe në Facebook e cila ndihmon të rinjtë shqiptarë që të arrin në Britani nëpërmjet mënyrave ilegale.
“Kjo faqe përfshin disa zona të Shqipërisë dhe një prej tyre është edhe një fshat i quajtur Krume, ku pothuajse çdo familje thuhet se ka së paku një anëtar tashmë në Britani” shkruan gazetari.

Sipas të dhënave të tjera të mbledhura, kushton pothuajse £ 8,000 për të hipur në pjesën e pasme të një kamioni ose £ 3,000 për t'u fshehur poshtë ndenjëseve. Sipas zyrtarëve shumica prej tyre i sigurojnë ato para prej prindërve të cilët e mbështesin këtë udhëtim ilegal dhe u a japin lekët trafikantëve për ti dërguar fëmijët e tyre dejtë Britanisë.
Shqiptarët vitin e kaluar përbënin numrin e dytë më të madh të fëmijëve të pashoqëruar që kërkonin azil në Britani, një numër më i madh aplikantësh dhe se Siria e cila ishte e shkatërruar nga lufta.

