Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 21:09

Protesta për rritjen e çmimeve/ Policia shoqëron disa qytetarë

Sot në orën 17:00 qindra qytetarë dolën në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit bllokuan rrugën e makinave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Protesta zgjati dy orë dhe u agravua me ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar disa qytetarë menjëherë pas mbylljes.

Kjo protestë vjen një ditë pasi Rama paralajmëroi rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve. Ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë kombëtare.

Burimi: Abc News