Sot në orën 17:00 qindra qytetarë dolën në protestë kundër rritjes së çmimeve. Protestuesit bllokuan rrugën e makinave në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Protesta zgjati dy orë dhe u agravua me ndërhyrjen e policisë, e cila ka shoqëruar disa qytetarë menjëherë pas mbylljes.
Kjo protestë vjen një ditë pasi Rama paralajmëroi rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve. Ditën e shtunë është paralajmëruar një protestë kombëtare.
Burimi: Abc News
