Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 16:04

Prezantuesi shqiptar po bëhet baba për herë të dytë

Aktori dhe prezantuesi i “Fiks Fare”, Devis Muka do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka zbuluar “Kryefjala.com” pasi vetë prezantuesi ende nuk ka thënë asgjë.

Rikujtojmë se Devisi dhe partnerja e tij Nertila Teme, kanë edhe një vajzë së bashku, me emrin Negin.

Më herët në një intervistë, Muka ka treguar detaje të jetës së tij si baba e si bashkëshort.

“Lindja e vajzës më ka ndryshuar totalisht jetën, por për mirë. Vajza ime është energjia kryesore që kam. Jeta bëhet më e vështirë por sfidat më të bukura kur ke një qëllim të pastër përpara. Pas ardhjes së fëmijës pasioni me partneren rritet pasi, e para, femrat kur bëhen nëna janë më tërheqëse; e dyta dhe më kryesorja është se tani kemi një dashuri që na bashkon edhe më shumë”, tregoi ai per Panorama.