Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 16:04

'Jam gjallë…', Bebe Rexha rikthehet me një mesazh pas mungesës së gjatë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, këto muaj nuk ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale dhe së fundmi është rikthyer me një mesazh.

Bebe është treguar gjithnjë e hapur për të luftuar paragjykimet që qarkullojnë rreth pamjes fizike megjithatë, ajo vetë nuk po ndihet mirë dhe me vetëbesim së fundmi. 

“Çkemi, ka kaluar një kohë e gjatëdhe thjeshtë doja t’ju thoja: Përshëndetje dhe jam ende gjallë dhe jam këtu. Ju dua”.

@beberexha

It’s been a while…

? original sound - BebeRexha

Artistja me origjinë shqiptare ka qenë mjaft aktive gjatë vitit 2021 me publikimin e albumit të saj të dytë “Better Mistakes” dhe po punon me albumin e tretë të saj.