Nga Shqipëria / E Shtunë 25 Nëntor 2017, 12:12

Banka e Shqipërisë hedh në treg tri monedha të reja për vitin e Skënderbeut

Në viti 2018 do të jetë edhe 550 vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeut dhe në kuadër të saj, Banka e Shqipërisë ka dhënë një njoftim për të gjithë shqiptarët, ajo duke filluar që nga viti tjetër do të hedh në treg jo një por tri monedha të reja.

Këto monedha u miratuan nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë dhe janë një seri monedhash përkujtimore me tematik “550 vjet in memoriam Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1468-2018)”.

Ato do të emetohen që nga viti 2018 dhe do të përbëhen nga monedha, me vlerë emërore 200 Lekë në metal ar, 100 Lekë me metal argjend dhe 50 Lekë në metal të thjeshtë.