Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 16:04

Vëllai i këngëtares shqiptare del vullnetar për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase

Dy shqiptar nga Kosova, nga Komuna e Suharekës kanë deklaruar se do t’i bashkohen luftës së Ukrainës kundër Rusisë. Gazeta Express raporton se njëri prej tyre, Maliq Behluli, është vëllai i këngëtares së njohur kosovare, Shyhrete Behluli.

Në një intervistë për Kanal 10, ata kanë pohuar se do t’i bashkohen Ukrainës, për ta luftuar agresorin rus.