Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 15:03

Fisniku tregon pse u nda nga Fjolla: Nuk më mbaruan lekët, por...

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina janë çifti më i përfolur i momentit, pasi ndarja e tyre ka bërë një bujë të madhe për shkak të deklaratave e akuzave të shumta.

Në një lidhje nga Belgjika, Fisniku vendosi t’i jepte të gjitha përgjigjet e tij në "D-Night" duke treguar të vërtetën e tij.

Dajana Shabani: Çfarë ke ti që burrat e tjerë nuk e kanë?

Fisnik Syla: Unë jam i sinqertë me të gjithë dhe shumë vetvetja.

Dajana Shabani: U bë Fjolla e famshme nga ty apo u bërë ti i famshëm nga Fjolla?

Fisnik Syla: Shiko Dajana, të të them të drejtën i famshëm kam qenë në Belgjikë edhe më përpara sepse që i vogël kam luajtur futboll në ligën e parë dhe pastaj kam filluar me bizneset e mia dhe kam qenë gjithmonë një fytyrë publike. Pastaj në Kosovë dhe Shqipëri ndoshta lidhja që e kam pasur edhe ajo ka ndikuar.

Dajana Shabani: Si ndodhi ndarja me Fjollën sepse janë të gjithë sy e veshë për të të dëgjuar?

Fisnik Syla: Si çdo lidhje që kur arrin në një pikë dhe nuk mundesh më t’a vazhdosh. Unë në rrugën time ajo në rrugën e saj dhe kaq. Nuk ka rëndësi se kush la kë, por kur bie në dakordësi domethënë të dy.

Dajana Shabani: Nuk është se të mbaruan lekët dhe Fjolla u bë pishman pastaj?

Fisnik Syla: (Qesh) Mua lekët nuk më mbarojnë kurrë.

Dajana Shabani: Si është tani Fisniku në një marrëdhënie apo single sepse kjo ishte pyetja që shoqet e mia kanë bërë në Instagram?

Fisnik Syla: Fisniku tani është single, është beqar. Nuk e dija me të vërtetë… si një zog i lirë për Zotin, u kënaqa a beson?