Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 14:02

Grida Duma jep dorëheqjen nga posti i nënkryetares së PD

Grida Duma ka dhënë dorëheqjen si nënkryetare e Partisë Demokratike. Vendimin e ka njoftuar vetë Grida përmes një postimi në Facebook.

Ajo shprehet se PD ndodhet në ditët më të vështira nga traumat e humbjeve të njëpasnjëshme që sipas saj nuk po rikuperohen.

Grida Duma bën fajtor Lulzim Bashën duke theksuar se ai nuk largohet nga posti i kryetarit edhe pse shumica i ka kërkuar dorëheqjen. “Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!”.

Deklarata e plotë:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij.

Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike  të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike.

Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi  shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë.

dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që  jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët.

Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!