Nga Shqipëria / E Mërkurë 9 Mars 2022, 14:02

Protestë për rritjen e çmimeve/ Qytetarët bllokojnë hyrjen e Shkodrës

Hyrja e qytetit të Shkodrës u bllokua, pasi një pjesë e qytetarëve protestuan kundër rritjes së çmimeve.

Një grup të rinjsh, nuk lejuan lëvizjen e automjeteve në urën e “Bahçallëkut”  duke protestuar për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe naftës.

Të rinjtë bëjnë thirrje qytetarëve për protesta të tjera dhe për reagime me të forta. Me ndërhyrjen e policisë, qarkullimi vijoi normalisht.