Gjergj Leka ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan, ku ka folur për angazhimin e tij në spektaklin ‘Kënga Magjike’ dhe projektin e madh që ai do të sjell së shpejti, një kanal të ri televiziv.

Ai është shprehur se shumë shpejtë bashkë me miqtë e tij producent do të hapin një televizion të cilin do ta quajnë ‘Tv Antenna’ që do i dedikohet kryesisht moshave nga 40 deri në 80 vjeç.
Ndër të tjera Gjergji tregoi se tashmë frekuencat për ‘Tv Antennan’ janë blerë dhe se ai do të nisë transmetimin shumë shpejt, në datën 4 dhjetor.

“Është një Retro Tv, që do të ketë një target grup, nga 40 deri 80 vjeç. Çfarë do të përfshijë? Do të ketë filma nostalgjikë, Shigjeta e Zezë, Katani e shumë të tjerë si këta. Unë kam një arkiv shumë të mirë me video, koncerte të tëra nga emra të mëdhenj. Me këtë duam të kapin një target grup i cili mungon” u shprehë kantautori i njohur.

