Nga Shqipëria / E Martë 8 Mars 2022, 17:05

Zelensky: Pas nesh, radha juaj, do ketë luftë botërore

"Kur të mbarojë punë me Ukrainën, Rusia do të vijë pas jush”, paralajmëroi Zelensky vendet perëndimore, teksa këmbënguli se sulmi mbi lirinë e Ukrainës do të prekë dhe pjesën tjetër të botës.

Në komentin e tij për ABC World, kreu i shtetit ukrainas edhe një herë i kërkoi Shteteve të Bashkuara dhe pjesës tjetër të NATO-s të sigurojnë hapësirën ajrore të vendit të vet. “Ata po na bombardojnë, po dërgojnë raketa, avionë, helikopterë- nuk e kontrollojmë dot qiellin tonë”, u shpreh ai.

"Kjo luftë, nuk mbaron këtu. Do të ketë luftë botërore", theksoi më tej ndërsa e përshkroi Vladimir Putinin si kriminel lufte duke thënë se të tillë janë në fakt të gjithë ata që shkelën në tokën tonë e dhanë urdhër për të qëlluar mbi njerëzit. Paqeruajtës ukrainas nga e gjithë bota sakaq do të kthehen në vendlindje së bashku me armët dhe pajisjet e tyre, në bazë të një dekreti të nënshkruar së fundi nga presidenti Volodymyr Zelensky, që synon forcimin e ushtrisë vendase dhe zbrapsjen e agresionit rus.