Bes Kallaku përveç se është bërë i njohur dhe i dashur për publiku me rolet e tij të shumta të humorit, dhe kryesisht me personazhin e preferuar të shqiptarëve ‘Skifterin’ , ai njihet edhe për këngët dedikuar këtyre personave .

Duket se aktori ka një dashuri dhe afeksion të madh për këta djem që i sigurojnë lekët e tyre nëpërmjet vjedhjeve që bëjnë jashtë shtetit.

Këtë gjë e ka treguar edhe në një video që Skifterat e famshëm i kishin dërguar atij . Ata në atë video tregonin një mënyrë të pabesueshme për të ndezur makinat luksoze.

Pa mendojeni njëherë me çfarë mund ta kenë ndezur ata? Me tela?, jo jo, por as më pak e as më shumë se me kokën e rripit të sigurimit.
“Qunat er figure”! ka shkruar me humor në përshkrimin e videos aktori. Kjo video është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e tij dhe ka sjell shumë të qeshura tek ata.
