Prej më shumë se një jave, një doktor indian raportohet se ka mbetur i bllokuar në një bodrum me dy kafshët e tij të mëdha shtëpiake, një panterë e zezë e një xhaguar. Girikumar Patil, i cili i ka marrë felinët nga kopshti zoologjiki Kievit, thotë se nuk largohet pa kafshët e tij.

Ai ka jetuar për gjashtë vjet në Severodonetsk, qyteza e vogël e rajonit Donbas në lindje te Ukrainës.
Pas nisjes së luftes ai thotë se del nga bodrumi i tij vetëm për të blerë ushqim për kafshët. Xhaguari i tij mashkull është 20 muajsh kurse femra panterë e zezë është këlysh gjashtë muajsh.

“Jam i bllokuar këtu, prindërit më marrin në telefon qe te largohem por unë nuk mund t’i lë kafshët”, tha ai.
Patil, i cili është nga shteti jugor indian Andhra Pradesh, thotë se ka shpenzuar $35,000 për të blerë panterën e xhaguarin nga kopshti zoologjik i Kievit një vit e gjysmë më parë. Patil ka ardhur në Ukrainë në 2007 pë të studiuar mjekësi dhe punon prej vitit 2014 si doktor ortopedik.

