Në puntatën e sotme të "Për’puthen" Florjana tregoi se si kishte kaluar fëmijëria e saj ndryshe nga fëmijët e tjerë. Ajo tregoi se ishte kujdesur për dy motrat dhe vëllanë, duke i edukuar me një përgjegjësi shumë të madhe.

"Nuk e kam pasur fëmijërinë si gjithë të tjerët që kanë dalë, kanë luajtur. E kam pasur fëmijërinë me motrën e vëllain në shtëpi duke i mësuar, edukuar. Ka qenë fëmijëri e vështirë sepse kisha një përgjegjësi shumë të madhe dhe edukata e tyre varej nga unë. Gjithmonë jam munduar të bëj më të mirën për ta. Edhe pse kam kaluar fëmijërinë kështu më vjen mirë sepse jam bërë e fortë dhe ata janë rritur shumë mirë", tregoi Florjana.





