Nga Shqipëria / E Hënë 7 Mars 2022, 20:08

Raketat ruse bombardojnë konsullatën shqiptare në Ukrainë

Raketat ruse kanë goditur mbrëmjen e së dielës konsullatën e nderit të Shqipërisë në qytetin ukrainas të Kharkovit.

Lajmi është bërë i ditur nga Minisitria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përmes një postimi në twitter.

Ndërkohë që konsullata shqiptare konfirmon se stafi i saj është i sigurtë dhe se nga sulmi nuk ka patur viktima.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar sulmin.

“Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministres.