Pirro Cako është një prej këngëtarëve më të njohur në Shqipëri dhe ka qenë një ndër personazhet më të përfolur para disa kohësh për ndarjen e tij nga e dashura, me të cilën kishte disa vite që bashkëjetonte.

Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në koncertin operistik të Migena Gjatës motrës së Elvana Gjatës ku është shfaqur i vetëm pa praninë e ndonjë femre.
Por një detaj ka rënë në syrin e fotografit të’ Story.al’ i cili e ka kapur kantautorin e njohur ‘mat’, duke folur me një vajzë në ‘Face Time’ gjatë momentit të koncertit.

Nuk dihet ende se kush është vajza dhe se çfarë lidhje ka me Pirron por ajo që dihet është se ai tashmë e ka hedhur pas krahëve të shkuarën dhe lidhjen e tij shumë të përfolur me Sisi.

Burimi: 'Story.al'
