Nga Shqipëria / E Hënë 7 Mars 2022, 16:04

E rëndë/ Djali godet me thikë nënën në Kamzë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës. Policia bën me dije se A. Ll. ka goditur me thikë nënën e tij S. S, e cila ka përfunduar në spital me plagë në trup. Për fat të mirë, gruaja është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i biri është në prangat e policisë.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak:

Më datë 07.03.2022, në Institut Bujqësor, shtetasi A. Ll., (S), banues në Burrel, ka goditur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen S. S., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.