Nga Shqipëria / E Hënë 7 Mars 2022, 15:03

Partia Socialiste fitoi 5 bashki, vjen lëvizja e parë nga Lulzim Basha

Kryeministri Edi Rama shpalli sot fitoren e Partisë Socialiste në 5 nga 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhje ditën e djeshme. Kjo parti fitoi në Dibër, Durrës, Lushnje, Vlorë dhe Rrogozhinë.

"Zgjedhjet e djeshme i dhanë Partisë Socialiste as më shumë e as më pak se sa prisnim. 5 nga 6 bashkitë në garë - me një fushatë pa i ndezur motorët e qendrës dhe me një hendek votash nga rivalët edhe më të madh se sa tregonin projeksionet tona. Urime fituesve dhe faleminderit të gjithë atyre që u angazhuan për këtë rezultat, po mbi të gjitha faleminderit zgjedhësve, të cilët dje ushtruan pushtetin e tyre vendimmarrës në interes të komunitetit", shkroi Rama. 

Pas humbjes, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë. Ai do të mbledhë në orën 16:30 grupin e deputetëve në seli.