Nga Shqipëria / E Hënë 7 Mars 2022, 14:02

Donte të mbronte vendin e tij, aktori ukrainas humb jetën në betejë me rusët

Aktori ukrainas, Pasha Lee ka humbur jetën gjatë betejës me forcat ruse. Ai është vrarë të dielën në Irpin.

33-vjeçari u bashkua me Forcat e Mbrojtjes Territoriale të Forcave të Armatosura të Ukrainës javën e kaluar për të mbrojtur vendin e tij të lindjes nga pushtimi rus.

“Për 48 orët e fundit kishim një mundësi për t’u ulur dhe për të bërë një foto se si po bombardojmë, dhe ne po buzëqeshim sepse do t’ia dalim dhe gjithçka do të jetë Ukrainë, ne po punojmë”, kishte shkruar Lee dy ditë më parë në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???? ?? | ????? | TV HOST (@pashaleeofficial)