Einxhel Shkira ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Wake up”, ku foli për rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” dhe marrëdhënien me ish-banorët.

Einxhel u ndal dhe te këngëtarja Beatrix Ramosaj, duke thënë se ka qenë e merakosur për të. Ajo shtoi se kanë komunikuar me njëra-tjetren, por akoma nuk janë takuar.

“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, tha Einxhel.




